Drejtoria:     DREJTORIA JURIDIKE

MISIONI

 

Të siguroje zbatimin e Ligjshmërisë në të gjithë veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, komisionet e tij, të Kryetarit të Bashkisë  dhe gjithë Administrates.

 

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

  • Ka detyrimin e zbatimit të detyrave në përputhje me ligjin dhe brenda afateve të përcaktuara.

     
  • Jep konsulencë juridike dhe këshillime për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që dalin gjatë aktivitetit dhe funksionimit të drejtorive dhe sektorëve të tjerë të aparatit të administratës së Bashkisë.

     
  • Bën interpretimin e  bazës ligjore, kur kjo e fundit kerkohet nga punonjësit për zbatim, dhe funksionimin sa me normal të punës.

     
  • Mbikqyr procesin e hartimit te kontratave ku bashkia eshte palë.

     
  • Me autorizim të Kryetarit të Bashkisë, përfaqëson dhe mbron në proceset gjyqësore apo konflikte të tjera me të tretët, interesat e institucionit të Bashkisë.

 

DETYRAT KRYESORE

 

  1. Ka përgjegjësi të qartë për formulimin dhe zbatimin e politikës në fushën juridike, zbatimin e saj dhe arritjen e rezultateve të përcaktuara.
  1. Eshtë burimi i këshillimit për të gjitha çështjet që lidhen me këtë fushë si dhe kontribuon në vendimarrje për fusha dhe aktivitete të tjera brenda institucionit të Bashkisë.
  2. Nënshkruan të gjitha projekt-aktet që dalin nga drejtoritë përkatëse brenda institucionit të Bashkisë, pasi verifikon përputhshmërine e tyre me ligjin ose ja delegon ate nje punonjesi tjeter specialist të fushës juridike brenda këtij institucioni.

    4. Te rrisë efektivitetit e punës së kësaj Drejtorie si pjesë përberese e strukturave të Bashkisë, kontribuon dhe koordinon gjithë veprimtarinë e drejtorive dhe të administratës me qëllim organizimin e gjithë kësaj veprimtarie në mbështetje dhe brenda kuadrit ligjor të miratuar nga institucionet kompetente.

5.  Siguron ndihmën juridike për veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, të Kryetarit të Bashkisë dhe gjithë aparatit të saj.

6.  Siguron ndihmën juridike për të gjitha aktet që nxjerr Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë si dhe të akteve që hartojnë drejtoritë dhe zyrat e këtij institucioni dhe ka për detyrë të shprehet lidhur me përputhshmërinë me ligjin të të gjitha projekt-akteve që dërgohen për miratim në Këshillin e Bashkisë.

7.   Drejtoria juridike ka kontroll të plotë mbikqyres për çështje ligjore në bashki ose për çështje të cilat bashkia ose Institucionet në varësi të saj janë të interesuar.

 

 

Drejtoria Juridike, Bashkia Sarandw

Eleron Gjoni- Drejtor

Tel:      069 97 31 354

Email: elerongjoni@gmail.com

 

Ervis Mehmeti- Specialist Jurist

Tel:     069 98 92 013

Email: ervismehmeti2@gmail.com

 

Erjola Guma- Specialist Jurist

Tel:     069 288 78 78

Email: drept81@gmail.com

​​​​